|
|
|
NJĖZET E SHTATĖ PLAGĖ
Forcat e armikut ishin pėrforcuar nė udhėkryq para dy ditėsh.Prej andej goditnin fshatrat e Drenicės me armė tė rėnda.Popullata nga lagjėja e Rrezės ishte strehuar nė pyll..Gjyshin e Arbrit, qė kishte mbetur nė shtėpi, e kishin qėlluar ciflat e njė granate nėn gjurin e kėmbės sė djathtė.Ushatrėt e lirisė, ditėn e shtatė i kishin shpartalluar forcat e armikut dhe banorėt e fshatit ishin kthye nga pylli.Kur e kishte parė nipi gjyshin e plagosur, shpejt e shpejt e lajmėron mjekun e njėsisė dhe me te kthehet pėr ta mjekuar. -Plaga paska filluar tė sherohet. Kush tė ndihmoi gjyshi?- e pyeti mjeku. -E po doktor, i kisha disa ilaqe kėtu...plagė e vogėl... -Pasi tė sherohesh do vish me mua? -Ndihmės i mjekut gjyshi!- qeshi Arbri. -Doktor- tha gjyshi kėto sherohen...por e kamė njė plagomė qė mė dhemb mė shumė. Gjyshi im ka qenė luftetar i Isa Boletinit.Ai thoshte, luftrat qė nuk na u ndalen kurrė, na i dhanė njėzetė e shtatė plagė tė veēanta, dymbėdhjetė fise, tri fe dhe dymbėdhjetė tarikate.Shumė janė sheruar, por duhet hapur sytė qė tė mos gėrvishtėn...Ato mund tė vijnė befas edhe nė ditėt e sotme, edhe tė mbėshtjellura...
Autor: Nuhi Islami Vepra: Lotėt e krokodilit, e botuar nė vitin 2001 Botoi: Vatra |