Atdheu dhe Dashuria

Vitua njė pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithė shoqet shquan
dhe gjithė trimat e duan.
Pėr tė tillė bukuri
kush nukė ka dashuri?

Njė ditė qė vij nė krua,
duke ecurė mbi thua,
poqi njė turk, trim tė marrė
tjetėr herė s'e kish parė.
Rrobatė qė kish, i ndrinin
dhe armėt i vetėtinin!
Kur shtiu syt' e e pa:
"Vito, tė dua! i tha.
Vito, do tė tė marr grua!"
Vitua u turpėrua,
po mė shum' u hidhėrua
dhe iu pėrgjegj: "S'je pėr mua,
se u'njė tjetėrė dua,
jemi njė bes' e njė sua;
po merre fjalėnė prapė
dhe shko kėtej me vrapė!"
- Kush ėshtė mė trim se mua,
qė do tė tė marrė grua?
- Ai qė jam vluarė (fejuar)
dhe pėr tė martuarė;
ėshtė trim' sa s'gjendetė,
i mirė sa s'bėnetė;
ish vet' i tretė vėlla,
kush ka qenė si ata?
Trima sa s'i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perėndia
shpresė pėr mėmėn e tia;
ėshtė i vetėm e jetim,
i dashur' i shpirtit tim,
dhe nga tė tėrė mė trim,
pėrdor pallėn e hanxharė,
ėshtė i zoti tė mė marrė!
Ndaj, tė lutem, mos mė nga,
tė mos biesh nė hatą,
se shejtani punė s'ka!"

Turku me tė tilla fjalė,
qiti tė shkretėnė pallė,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
"N'ėshtė m'i zoti nga unė,
le tė mė dalė kėtunė,
nė mė muntė, besa-besė.
Burri yt po le tė jetė,
n'ė dėrgofsha n'atė jetė,
dije, do tė tė marr vetė!"
Vitua shum'u frikua,
lot i vininė si krua,
dhe mė shtėpi, duke qarė,
rrėfeu q'i kishte ngjarė.
Po Jorgji, kur e dėgjoi,
veshi armėtė dhe shkoi,
u ngjit malitė pėrpjetė
ashtu si ngjitenė retė,
dhe me zė tė madh si shkėmbi
po thėrret, sa tundet vendi:
"Kush ėsht' ai q'u lėvdua,
qe do tė mundet me mua?"
Me zė tė math, si gjėmimi,
iu pėrgjegj ahere trimi.")
"Une jam ai qė shtie
dhe plumbi dėm nuk bie.
U' jam ai qė kam vrarė
bejlerė dhe pashallarė,
dhe kaurė, mijė vetė,
kam dėrguar n'atė jetė!
Dhe do tė trembem tani
nga njė fusharak si ti?
Tani do ta shoē dhe vetė
kush ėshtė trim i vėrtetė...
Kėto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armėtė pėrdhezė
dhe zuri tė sgjeshė brezė,
qė kish qepur Vitua vetė,
Si fustan e fermeletė.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
bėri kryqn' e fshiu lotė:
"Jam azer!" hidhet e thotė,
edhe me dorė njė thikė
ju vėrsul turkut pa frikė.
Trimi rrėmbeu hanxharė
dhe po hidhej si i marrė,
Fryjti era, nga rrėmbimi
lėshon flokatenė trimi,
Atje ku qe afėruar,
me gjoks hapet leshėtuar,
ju duk, nė grykė tė tij,
varturė njė hajmali.
Jorgji, kur pa hajmalinė,
sytė pėrmbi tė i ngrinė.
Dale, tha, ashtu mė rruash,
pa lėftojme kur tė duash,
po, nė beson perėndinė,
kush ta fali hajmalinė?
- Nėnia nė foshnjėri
ma vari pėr mbarėsi,
po ē'tė duhet kjo punė?
- Njė tė tillė kam dhe unė!
Shiko! Nėna ma ka falė
dhe mua, kur jesha djalė!
Tė dy trimat hapnė gjitė
dhe shikonin hajmalitė
qepur me pe tė florinjtė,
si njėra, si tjetėra,
tė dya tė vjetėra;
pėrbrenda, pshelur' me kartė, (mbėshtjellė)
gjetėn nga njė kryq tė artė!
Mbetėn tė mahniturė
dhe si tė goditurė!
tė tillė punė, kur panė,
u pushtuan dhe ranė,
Dhe tė dy njė fjalė thanė:
"Tė kam vėlla, mor i mjerė,
nga njė bark paskemi lerė!
Jemi njė fis e n'jė farė,
jemi tė dy shqipėtarė,
po besa na paska ndarė,
Sa na bėri pėr tė vrarė!
Sot qė dimė vetėhenė,
duhet tė bėjmė benė
tė duam mėmėdhenė.
Tani tė marrėmė male,
tė lėftojmė pėr lirinė,
te mos kthehemi tė gjallė
pa shpėtuar Shqipėrinė!
Tani Viton ta harrojmė,
me Turqinė tė lėftojmė,
ta dėrgojmė nga ka ardhė,
tė shomė ditė tė bardhė."

 

Autor: Anton Zako Qajupi

Vepra:

Botoi: