|
Hani pak ose aspak mish, pėr tė
jetuar mė gjatė. Kėshilla vjen
nga njė grup shkencėtarėsh
gjerman tė Qendrės kombėtare pėr
kėrkimet mbi kancerin (Dkfz) tė
Heidelberg, sipas tė cilės, nėse
ndiqni njė dietė vegjetariane tė
balancuar, mund tė ulni rrezikun
pėr tu prekur nga tumoret apo
sėmundjet kardiovaskulare, tė
ulet niveli i kolesterolit nė
gjak, tė shmangni formimin e
gurėve nė veshka apo nė tėmth,
tė mbani larg diabetin dhe
hipertensionin.
Nė studim, ekspertėt gjermanė
kanė monitoruar, qė nga viti
1978 nė 1999, 2000 persona tė
moshave nga 10 deri nė 70 vjeē,
qė hanin pak ose aspak mish, nė
krahasim me popullsinė nė
pėrgjithėsi. Grupi i vėzhguar
pėrbėhej nga vegjetarianė
absolutė, tė ashtuquajturit
vegans, qė nuk hanė mish,
peshk, vezė, vegjetarianėt qė
hanė vezė dhe bulmetra dhe nė
konsumatorėt perėndimorė tė
mishit. Ekspertėt kanė
regjistruar nė brendėsi tė
grupit qė kishin nė vėzhgim, njė
mesatare prej 59 vdekjesh nė ēdo
100 persona tė popullsisė sė
pėrgjithshme, nė tė njėtin hark
kohor dhe nė tė njėjtin brez
moshor.
Por, -paralajmėrojnė studiuesit,-
njė dietė me mungesė absolute
mishi nuk ėshtė mė e
shėndetshmja. Pėr ēdo 100 vdekje
mes 'vegans', janė regjistruar
66 mes vegjetarianėve tė plotė
dhe vetėm 60 ndėr ata qė i
lejonin vetes ndonjė biftek herė
pa here. Niveli i vdekshmėrisė
ishte mė i lartė mes
duhanpirėsve, e mė pak se 30%
mes atyre qė merreshin me
aktivitet fizik.
|

|